Ka ndodhur

Dibër, 24-vjeçari godet me sende të forta një person

Gazeta Si – Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Dibër, pasi dyshohet se ka goditur me sende të dobëta një person.

I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në fshatin Zagrad, Dibër. Ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë