Gazeta Si – Një drejtues mjeti në Tiranë është gjobitur me 22 mijë lekë të reja dhe i është pezulluar leja e drejtimit për 10 muaj për shkak të shkeljes që rregullave të qarkullimit.
Ai është ndaluar nga policia, pasi në automjetin e tij, një fëmijë gjatë gjithë rrugës nëpër Tiranë dilte nga baxha e automjetit duke rrezikuar jetën.
Policia bën apel për shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.
Në këtë rast, vogëlushi jo vetëm që nuk ishte i siguruar me rrip sigurimi në sedilje, por ndodhej në këmbë ndërsa automjeti lëvizte duke rrezikuar kështu edhe jetën.
“Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj”, bën apel policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




