Gazeta Si – Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Pukë, pasi para dy vjetësh ka grabitur me dhunë një grua të moshuar.
Me finalizimin e operacionit të koduar policor “Harresa”, është arrestuar V.N., banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës.
I riu, në bashkëpunim me një person tjetër të shpallur në kërkim, më 20 gusht 2020 është futur gjatë natës në një banesë në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë.
Ata kanë hapur me forcë derën e banesës së një 80-vjeçareje, të cilën e kanë goditur dhe më pas i kanë marrë 1 milionë lekë nga banesa.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të 27-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




