Gazeta Si – Një 23-vjeçar, J.S., banues në Tepelenë, i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet, është arrestuar në Vlorë në lagjen “Pavarësia”.
Në pranga është vënë edhe drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.
E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. S. dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi I. S. kanë pasur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në polici.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




