Gazeta Si – Novak Gjokoviç humbi setin e parë. Më pas Nik Kirgios u pushtua nga ‘demonët’ e tij dhe humbi tri sete radhazi. Për tenistin serb është triumfi i 7-të në barin e Londrës. Tani është vetëm një ‘major’ pas Nadalit.
Pakkush, ose askush nuk kishte menduar se do të shkonte ndryshe. Që gjeniu rebel Nik Kirgios do të hidhte në erë të gjitha skemat e makinerisë serbe. Shkoi sërish siç donte Gjokoviç, i cili në Uimbëlldon nuk humb prej 4 vitesh, 29 ndeshje radhazi.
*CTRL+V*#Wimbledon | #CentreCourt100 | @DjokerNole https://t.co/8eabmyK1JE pic.twitter.com/zrvzuPCnQO
— Wimbledon (@Wimbledon) July 10, 2022
Australiani fitoi setin e parë, ose ndoshta ia lejoi Gjokoviç, siç ka bërë shpesh gjatë turneut. Më pas ‘djalli’ në kokën e Kirgios mori komandën, duke i hequr energjitë dhe duke i shuar ëndrrën 4-6, 6-3, 6-4 dhe 7-6.
Fitoi më i forti. Serbi shfrytëzoi shansin e fundit Slam të sezonit për të shkurtuar distancën me Rafael Nadal. Gjokoviç nuk mund të shkojë në Amerikë për ‘Us Open’, duke qenë se nuk është i vaksinuar.
Seti i parë u mbyll 6-4 për australianin. Në të dytin Gjokoviç mbajti avantazhin deri në 5-4, kur shpërdoroi dhe i dha një shans të artë Kirgios. Ky i fundit humbi 3 topa dhe pastaj filloi monologjet e tij të zakonshme.
Kirgios kishte dhe një shans të katërt, por Nole nuk ka fituar 20 turne Slam rastësisht. Serbi e mbylli setin 6-3 dhe barazoi gjithçka. Në setin e tretë australianit i ra përqendrimi. Ai mbeti në lojë deri në 4-4, kur shërbeu për të shkuar 5-4, por u përmbys nga 40-0. Gjokoviç fitoi setin dhe 2-1.
A seventh helping 🌱
— Wimbledon (@Wimbledon) July 10, 2022
Tastes better every time, right, @DjokerNole?#Wimbledon | #CentreCourt100 pic.twitter.com/i4iitVk50z
Kirgios vazhdoi të diskutojë me ‘demonët’. Nole shkoi në dhomën e zhveshjes dhe pastaj u kthye në fushë. Australiani reagoi disi, shpëtoi nga disa situata të komplikuara. Dhe në rezultatin 5-5 dhe 40-15 për Kirgios, ishte Gjokoviç që nisi të flasë me vete.
Australiani kishte shërbimin për 6-5, ndërsa ndryshimi i fushës solli polemika me arbitrin. Luhej ‘tie break’. Kirgios shkoi në humbje 5-1 dhe në fund u dorëzua. Ëndrra kishte përfunduar.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



