Ka ndodhur

Theu masën e sigurisë dhe kërcënoi se do vriste ish-gruan dhe partnerin e saj

Gazeta Si – Një 34-vjeçar në Sarandë është arrestuar, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe kërcënoi se do të vriste ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesin e tij.

34-vjeçari me iniciale K.H., kishte konflikt me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen F. C., 31 vjeçe dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin I.J.,  të cilët i kërcënonte se do t’i vriste me armë zjarri.

I riu, që aktualisht është nën hetim për një vjedhje, u arrestua në flagrancë. Gjatë kontrollit fizik të tij, policia i sekuestroi një pistoletë me fishekë në gojë gati për qitje.

Po gjatë këtij operacioni, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. J., 55 vjeç, bashkëjetuesit të 31-vjeçares, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (përforcues grushti).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë