Ka ndodhur

Dy të rinj ranë në pusin e ujit në Mallakastër teksa po e pastronin, njëri ndërroi jetë në spital

Gazeta Si – Një prej personave që ranë në pus teksa po e pastronin në fshatin Lofkënd në Mallakastër ka ndërruar jetë në spital mesditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se ai u nxor me shenja jete nga pusi pas ndërhyrjes së zjarrfikëses bashkë me personin tjetër, por ka ndërruar jetë në spital.

Ata u rrëzuan në një pus uji, pasi kishin hyrë për ta pastruar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lofkënd të Mallakastrës rreth orës 11:40.

Policia thotë se ata janë B.B., 33 vjeç dhe B.V., 38 vjeç. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga pusi.

Të dy u nxorrën me shenja jete dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë