Gazeta Si – Andrea Stasa, i cili dyshohet se vrau në gjendje të dehur babain e tij në një fshat të Divjakës në 6 korrik, nuk e ka pranuar krimin.
Gjykata e Lushnjës dha këtë të diel masën e sigurisë “arrest në burg” për 58-vjeçarin, i cili ka mohuar akuzat.
“Nuk kam bërë vrasje unë, çfarë thoni”, është shprehur para trupës gjykuese.
Ai u shpreh se kishte pirë raki me të atin, por nuk pranoi vrasjen. Në seancën gjyqësore, ai kërkoi edhe unazën që mbante në gisht, pasi i mungonte.
Pasi u la në burg, Andrea Stase kërkoi drejtësi për vrasjen e babait. Gjykata kërkoi që ndaj 58-vjeçarit të bëhet edhe një vlerësim i shëndetit mendor.
Asnjë nga familjarët e autorit të dyshuar nuk ishte i pranishëm në seancë.
Katër ditë më parë në fshatin Remas të Divjakës, Andrea Stase dyshohet se ka vrarë në gjendje të dehur babain e tij, Dhimitër Stase, 85 vjeçar.
Viktima është dhunuar dhe më pas ishte mbytur me duar nga i biri për motive të paqarta deri tani. Andrea Stasa ka qenë më parë i dënuar me 13 vite burg në Itali për trafikim të qenieve njerëzore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




