Gazeta Si - Tetsuya Yamagami, njeriu që qëlloi dhe vrau ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe, i tha policisë se ai u përpoq të realizonte një bombë, përveç prodhimit të më shumë armëve të punuara me dorë, njëra prej të cilave u përdor në gjestin e çmendur.
Policia japoneze ka pranuar se ka patur gabime dhe të meta në lidhje me sigurinë e ish-Kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe, i cili u vra pak ditë më parë gjatë një takimi elektoral në qytetin Nara.
Mediat lokale raportojnë se në momentin e të shtënave, ka qenë vetëm një oficer truprojë që ruante ish-kryeministrin.
“Nuk mund të mohohet që ka patur probleme me sigurinë”, tha shefi i policisë së qytetit Nara.
“Është urgjente që ne të kryejmë një hetim të plotë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur”, theksoi ai.
Sipas një rindërtimi të ngjarjes nga rrjeti publik NHK, oficerët e policisë në detyrë në vendin e tubimit zgjedhor në qytetin Nara, ku Abe po mbante një fjalim, nuk e njohën të dyshuarin mes turmës derisa dëgjuan të shtënat e para.
Mediat japoneze, raportojnë se autori 41-vjeçar i sulmit, doli para prokurorëve me akuzën e vrasjes gjatë vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Autori përjashtoi arsyet politike, duke përsëritur se nëna e tij kishte bërë një "dhurim të madh" për një organizatë fetare kundër të cilës ai kishte një zemërim të fortë, duke besuar se ishte e lidhur me Aben.
Bujaria e gruas kishte krijuar probleme të rënda financiare për familjen. Një burim, i raportuar sërish nga agjencia “Kyodo”, shpjegon se Yamagami, u tha hetuesve se ai synonte "fillimisht të sulmonte një udhëheqës të grupit fetar", por më pas vendosi të shënjestronte ish-kryeministrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.