Vrasja e ish kryeministrit japonez Shinzo Abe tronditi botën, por edhe më shumë dëshmia e autorit të ngjarjes, i cili ka rrëfyer para policisë se krimin e bëri pasi mendonte se Abe ishte pjesë e një organizate që ai e kishte inat.
I qetë dhe i pa penduar Yamagami Tetsuya, 41 vjeç, pranoi para hetuesve krimin, ndërsa shtoi se i ishte bashkuar marinës së Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë për 3 vjet dhe aktualisht ishte i papunë.
Ky person tregoi për një organizatë që e urrente shumë, por policia tha se nuk është e mundur të përcaktohet organizata dhe nëse ajo ekziston vërtet apo jo.
Autori këmbënguli se urrejtja për zotin Abe nuk kishte të bënte me politikën.
Ish kryeministrit japonez Shinzo Abe u vra me dy plumba gjatë një takimi elektoral në moshën 67-vjeçare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.