Ka ndodhur

Fier, kapet 45-vjeçari i shumëkërkuar nga Interpoli

Gazeta Si – Një 45-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

A.K., kërkohej nga Spanja, pasi ndaj tij ka një masë sigurie arrest në burg për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

I kërkuari u kap gjatë një aksioni të FAST Albania me efektivët e seksionit të narkotikëve në Policinë e Fierit si dhe me Interpol Tiranën. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë