Gazeta Si - Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, vdiq pasi u qëllua gjatë një takimi elektoral në prefekturën Nara në Japoninë qendrore.
Mjekët në spital, duke konfirmuar vdekjen e Abes, raportuan se kishin "provuar ta ringjallnin atë për 4 orë".
Ish-kryeministri 67-vjeçar u rrëzua përtokë pas të shtënave, teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital.
Autori i dyshuar i sulmit, një ish-pjesëtar 41-vjeçar i Forcave të Marinës Japoneze, u arrestua pas sulmit nga rojet e sigurisë.
Abe kishte humbur shumë gjak për shkak të dy plumbave që kishte marrë në qafë dhe në gjoks. Shinzo Abe u qëllua nga një distancë e afërt me një armë të modifikuar e prodhimit artrizanal.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video amatore teksa duken mjekët në vendngjarje që jepnin ndihmën e parë ish-Kryeministrit të Japonisë të shtrirë përtokë.
Dëshmitarët thanë se panë një burrë që qëlloi me armë. Forcat e sigurisë që shoqëronin ish-kryeministrin arrestuan menjëherë të dyshuarin, i cili raportohet se nuk bëri asnjë përpjekje për t’u larguar.
Exclusive footage of attack on #ShinzoAbeShot #SudarshanNews pic.twitter.com/0PiLHaic9a
— Suresh Chavhanke “Sudarshan News” (@SureshChavhanke) July 8, 2022
Personi i arrestuar në Japoni, i akuzuar për të qëlluar Shinzo Abe, është një ish-ushtarak i Forcave të Vetë-Mbrojtjes, i cili shërbeu për rreth tre vjet në Marinën dhe kishte vendosur të vriste Abe sepse ai "ndiente pakënaqësi personale" kundër ish-kryeministrit.
Transmetuesi publik NHK raporton, duke raportuar se 41-vjeçari Tetsuya Yamagami u bllokua nga forcat e rendit menjëherë pasi qëlloi dy të shtënat e para.
Arma e përdorur nga autori, sipas mediave japoneze, duket me të gjasat se është prodhuar në mënyrë artizanale.
"Ndjeva pakënaqësi për ish-kryeministrin Shinzo Abe dhe për këtë arsye doja ta vrisja, - u tha Yamagami hetuesve. - Nuk ishte çështje besimi politik".
Ish kryeministri po mbante një fjalim për një kandidat në Nara kur ndodhi sulmi - dëshmitarët okularë thonë se panë një burrë me atë që ata e përshkruan si një të shtënë me armë të madhe nga pas.
Gjuajtja e parë duket se ka dalë bosh, por gjuajtja e dytë goditi Aben në shpinë. Ai ra menjëherë në tokë i gjakosur. Sigurimi më pas ndaloi sulmuesin i cili nuk bëri asnjë përpjekje për të vrapuar.
Transmetuesi lokal i lajmeve NHK tha se zoti Abe ishte "i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm" ndërsa po transportohej pas të shtënave, duke cituar burime policore. Transmetuesi gjithashtu shtoi se policia ka sekuestruar armën e sulmuesit dhe e ka identifikuar atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.