Ka ndodhur

Arrestohet kambisti pa licencë në Fier, policia i sekuestron eurot

Gazeta Si – Një 56-vjeçar nga Fieri është arrestuar, pasi akuzohet se ushtronte në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin e këmbimit valuator.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Informaliteti”, është prangosur shtetasi R.I., për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, bën me dije policia.

Ky shtetas u kap nga policia në rrugë, në lagjen “Apollonia”, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Policia i sekuestroi shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë