Ka ndodhur

Konflikti me vëllain për plazhin në Radhimë, lihet në burg 34-vjeçari

Gazeta Si – Eduart Kondi është lënë në burg, pasi tre ditë më parë qëlloi me armë në ajër pas një konflikti me vëllain e tij për administrimin e një plazhi në Radhimë të Vlorës.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 34-vjeçarit, i cili shkaktoi panik mes pushuesve vendas dhe të huaj në mes të ditës.

Seanca është zhvilluar ditën e djeshme pa praninë e avokatit, Bilbil Maskaj, i cili është paraqitur në ambientet e drejtorisë së Policisë Vlorë për t’u interesuar për klientin e tij.

Ngjarja ndodhi mesditën e 4 korrikut, ku dy vëllezër, Beniamin Kondi dhe Eduart Kondi që janë pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës u konfliktuan.

I gjithë sherri ka nisur pikërisht për administrimin e zonës së lokalit në plazh, ndërsa situata ka degraduar deri në nxjerrjen e armës.

Ka qenë Eduarti, ai që ka nxjerrë armën andaj të vëllait 45-vjeçar dhe ka qëlluar në ajër me 6 plumba.

Turistët u shprehen se u ndjenë të frikësuar nga të shtënat dhe u larguan menjëherë më vrap.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë