Ka ndodhur

Djali me probleme mendore mbyt me duar babain 85-vjeçar në Lushnjë

Gazeta Si – Një 85-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lushnjë, pasi është mbytur nga djali i tij, i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore.

Viktima është Dhimitër Stasa, ndërsa autori i dyshuar i krimit, Andrea Stasa 58 vjeç, u arrestua nga policia, pasi kishte tentuar të largohej.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Remas të Divjakës në Lushnjë, ndërsa policia thotë se i moshuari është gjetur i pajetë dhe me shenja dhune.

Mësohet se ata janë zënë me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe pas debatit, djali e ka goditur babain me grushte dhe e ka mbytur me duar.

Sipas informacioneve nga banorët, ai ka qenë i dënuar në Itali dhe para pak kohësh ka dalë nga burgu.

Sipas informacioneve, i biri dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor. Në banesë jetonte babai me dy djemtë, ndërsa edhe djali tjetër është me probleme të shëndetit mendor.

Autori 58-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë