Ka ndodhur

Arrestohen nënë e bir që mashtruan 72-vjeçarin për një shumë parash

Gazeta Si – Nënë e bir janë arrestuar në Shkodër, pasi ishin shpallur në kërkim për mashtrim ndaj një 72-vjeçari, të cilit i kishin marrë një shumë parash.

E.L., 29 vjeç dhe L.L., 62 vjeçe nga fshati Mali i Jushit në Vaun e Dejës, i kishin marrë 5 milionë lekë të vjetra të moshuarit J.Q., duke e mashtruar.

Të dy kishin shkuar në banesën e tij me motor dhe iu prezantuan si nënë e bir, duke i thënë se kishin pësuar aksident rrugor dhe i duheshin 5 milionë lekë.

Sipas tyre, paratë i duheshin sepse u rrezikohej jeta nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur.

Ka qenë vetë 72-vjeçari që ka kallëzuar më pas në polici. Hetimet zbuluan mashtrimin dhe ndaj 62-vjeçares ka një dënim me shërbim prove 5 vjet.

Ndërsa djali i saj, është dënuar me 3 vjet burg për mashtrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë