Ka ndodhur

Tiranë, 40-vjeçari dhunon prindërit dhe i kanos me thikë

Gazeta Si – Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka dhunuar dy prindërit e tij dhe ka tentuar që t’i qëllojë me thikë.

Policia thotë e pas arrestimit, atij i është bërë testi i drogës, ku ka rezultuar pozitiv.

“Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi R. Xh., se djali i tij ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj tij dhe bashkëshortes, si dhe i kishte kanosur ata me mjet prerës (thikë), u kap dhe shoqërua në ambientet e Policisë, djali i tij, 40-vjeçari me inciale T. Xh., banues në Tiranë”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë