Ka ndodhur

Foto/ Zjarr në repartin e grafisë në Spitalin e Fierit, nuk ka të lënduar

Gazeta Si – Një zjarr ka përfshirë repartin e larjes së grafive në Spitalin e Fierit mëngjesin e të mërkurës.

Sipas njoftimit të Policisë, zjarri policia po ndihmon në nxjerrjen e pacientëve që ndodhen në këto ambiente. Për fat të mirë mësohet se nuk ka persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.Të gjendur para një situate të tillë, paniku ka mbërthyer të gjithë personelin e Spitalit Rajonal të qytetit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Por era e rëndë dhe tymi janë prezentë dhe po vështirësojnë qëndrimin në këto ambiente.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë