Gazeta Si – Një 28-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht kunatën e tij. Sipas policisë F.M., banues në Burrel ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.”
Këtë të mërkurë, në Vlorë është vënë nën hetim një 54-vjeçar, që dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar një sipërfaqe toke. Shtetasi me iniciale L.B. do të procedohet në gjendje të lirë.
Nën hetim janë vënë dhe dy shtetas, pasi kanë ndërtuar pa leje dy objekte në Lukovë. Materialet në Prokurori janë referuar për E. S., 33 vjeç dhe K. Ç., 44 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




