Ka ndodhur

Dy vatra zjarri në Vlorë dhe Krujë, dyshohet se janë të qëllimshme

Gazeta Si – Me rritjen ekstreme të temperaturave në vend, ka nisur dhe “sezoni” i zjarreve. Por ka edhe raste kur zjarret vendosen në mënyrë të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm.

Një vatër aktive zjarri është raportuar mesditën e kësaj të marte në fshatin Panaja të Vlorës.

Sipas burimeve paraprake, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Si pasojë e flakëve, po digjen fusha në fshat të cilat janë pranë vreshtave.

Edhe në Krastë të Krujës, një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre është përfshirë nga flakët.

Zjarri sipas zjarrfikësve që ndodhen në vendngjarje është i qëllimshëm, pasi janë disa vatra. Zjarri deri tani ka shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje dhe vijon të avancojë duke u përhapur me shpejtësi.

Dy grupe të forcave zjarrfikëse te Krujës janë në terren, duke u përpjekur të lokalizojnë flakët.

Shuarja e flakëve mbetet mjaft e vështire për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugës për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë