Ka ndodhur

Djali plagosi me thikë nënën e tij në Patos, flasin fqinjët: Nuk ishte problematik

Gazeta Si – Një, 30-vjeçar Klaudio Çobaj, ka rënë në pranga pasi ka goditur me thikë nënën e tij, 50-vjeçaren Drita Çobaj, e cila ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Pas kryerjes së krimit ndaj nënës së tij, i riu u largua nga banesa në Dukas të Patosit ku ndodhi ngjarja, por pas disa minutave u arrit që të kapej.

Sipas fqinjëve të 50-vjeçares, thuhet se djali i saj ishte emigrant në Gjermani dhe kishte 20 ditë që ishte kthyer. Ata thonë se ai nuk ka  qenë problematik dhe nuk kanë dëgjuar debate më parë.

“Familje e shkëlqyer. Kaq mund të themi ne. Punonte jashtë shtetit djali në emigrim, vinte e ikte. Nuk kanë pasur debate më përpara, djalë i shkëlqyer”, tregon një nga banorët.

Një tjetër banore tjetër tregon se gruas i ka vdekur bashkëshorti që në moshën 37-vjeçare dhe i ka rritur me sakrifica fëmijët e saj.

“Ishte familja më e mirë dhe më e qetë. Nuk ka pasur debate, unë e kam këtu derë për derë. I ka vdekur burri që 37 vjeç, mezi i rriti këta fëmijë. Grua e shkëlqyer dhe fëmijët aq të shkëlqyer, nuk di se çfarë të them”, shprehet banorja.

Burime jo zyrtare nga policia e Fierit, bëjnë të ditur se Klaudjo Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij në gjendje të dehur.

Por nuk dihet nëse ka qenë i dehur për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë