Ka ndodhur

Stuhi ere dhe shiu në Sarandë, tenda e kalçetos i merr jetën 22-vjeçarit

Gazeta Si – Moti i keq me stuhi ere dhe shiu, që përfshiu gjatë mbrëmjes së të hënës Sarandën i ka marrë jetën një djali 22 vjeç.

Burime bëjnë të ditur se i riu Armando Kazma, i cili mbeti i plagosur nga tenda mbrojtëse e një kalçetoje e cila u rrëzua për shkak të motit të keq, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit. 22-vjeçari Armando Kazma u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.

Saranda është përfshirë nga shiu i rrëmbyer gjatë orëve të mbrëmjes dhe si pasojë e shiut dhe erës, në Ksamil ka ndërprerje të energjisë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë