Ka ndodhur

Shkodër, i riu qëllon me armë drejt një grupi fëmijësh

Gazeta Si – Një person rreth moshës 50 vjeç ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13-15 vjeçarë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit “28 nëntori”, në qendër të Shkodrës. Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari”, ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht ata e kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër.

Policia ka nisur kontrollet në zoni dhe ka marrë kamerat e zonës me qëllim identifikimin e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë