Ka ndodhur

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 62-vjeçari në Poliçan

Gazeta Si – Një 62-vjeçar është arrestuar në Poliçan , pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Policia thotë se shtetasi H.D., 62 vjeç, banues në fshatin Paraspuar, Poliçan akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Sipas policisë dyshohet se 62-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, në fshatin Paraspuar, Poliçan.

“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë