Ka ndodhur

Aksident në mes të Vlorës, plagosen dy të rinj me motor

Gazeta Si – Dy persona që udhëtonin në një motor kanë mbetur të plagosur mëngjesin e të hënës në Vlorë. Policia thotë se ata u përplasën nga një makinë tip “Toyota” që drejtohej nga një 35-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në Vlorë, në bulevardin “Ismail Qemali” rreth orës 06:25 të mëngjesit.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ata mbeten ende të paidentifikuar nga uniformat blu. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë