Gazeta Si – Një konflikt për pronën në fshatin Leshnjë të Skraparit mund të ishte kthyer në një ngjarje kriminale.
Dy bashkëfshatarë u konfliktuan për motive pronësie, ndërsa njëri prej tyre qëlloi me armë.
Policia thotë se A.H., tentoi të vriste me armë bashkëfshatarin Q.Sh., duke qëlluar në drejtim të tij, por plumbat nuk e kapën dhe nuk pati asnjë të lënduar.
Forcat e policisë që ndërhynë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, arrestuan të dyshuarin A.H.
Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




