Gazeta Si – Një jaht turistik prej 33 metrash me tre turistë në bord ka lëshuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:20 sinjalin S.O.S., për operacion shpëtimi në detin Adriatik.
Kapiteneria e portit të Durrësit ka marrë një thirrje nga mjeti lundrues me flamur kroat “D’artista 07”, që ndodhej rreth 20 milje larg Divjakës.
Personat në bord kërkuan ndihmë, pasi jahti u përball me probleme në motor dhe rrezikonte mbytjen.
Kapiteneria njoftoi anijet që ndodheshin në lundrim më afër jahtit t’i jepnin ndihmën e shpejtë, ndërsa thirrjes iu përgjigj kapiteni i anijes së konteinerëve ”The Spirit of Chennai”, që udhëtonte nga Italia në drejtim të portit të Durrësit.
Pas ndihmës që dha anija me flamur portugez, u arrit shpëtimi i tre personave, njëkohësisht edhe i jahtit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




