Ka ndodhur

Korçë, 20-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përfundon në spital

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Voskopojë në fshatin Turan rreth orës 05:45 të mëngjesit, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Mësohet se 20-vjeçari me iniciale N.K., humbi kontrollin mbi automjetin Toyota duke bërë që makina të dilte nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë