Ka ndodhur

Plagoset një 51-vjeçar në rrugën e Kombit

Një plagosje me armë zjarri raportohet këtë të premte në rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në afërsi të një karburanti.

Raportohet se i plagosur ka mbetur 51-vjeçari Martin Prenga.
Policia njofton se janë shpallur në kërkim dy personat të cilët janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për kapjen e tyre .

Ndërkohë, Prenga është zhvendosur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen  për ndihmë mjekësore.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë