Ka ndodhur

Aksident tragjik në Devoll, humb jetën shoferi 31-vjeçar 

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet Arjan Shtika, rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, ka humbur kontrollin e mjetit, e si pasojë ka pësuar vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë