Ka ndodhur

Zhduket prej 5 ditësh një 49-vjeçare në Lushnjë

Gazeta Si – Një 59-vjeçar nga një fshat i Lushnjës, ka denoncuar në polici se i është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij 49-vjeçare.

Ai e ka bërë kallëzimin të enjten, por gruaja mësohet se është larguar dhe nuk është kthyer më në shtëpi që prej datës 26 qershor.

“Në datën 30.06.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasi Sh. P., 59 vjeç, banues në Thanë, Lushnjë, se është larguar nga banesa që prej datës 26.06.2022 dhe nuk është kthyer më, bashkëjetuesja e tij, shtetasja L. Sh., 49 vjeçe”.

Policia njoftoi se po punon për gjetjen e 49-vjeçares


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë