Ka ndodhur

Plagosi dy persona me kaçavidë, vihet në pranga 42-vjeçari

foto e policise

Gazeta Si – Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë të premten, pasi një ditë më parë plagosi me kaçavidë dy persona.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” në Tiranë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, i arrestuari me inicialet P.B., ka goditur me kaçavidë, shtetasit M.Th. dhe R.Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.B., për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë