Ka ndodhur

Video/ Kapen 7 emigrantë në makinë, tre prej tyre ishin fshehur në bagazh

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm në dy automjetet e tyre.

Me finalizimin e operacionit “Danubi 7” u arrestuan: N. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap, në fshatin Xibrakë, Librazhd, duke transportuar me një automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës 50-150 euro për person, të cilët ishin fshehur në bagazhin e makinës.

L. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap, në aksin rrugor Labinot-Elbasan, duke transportuar me një automjet, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 4 aparate celulare dhe një sasi parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, informon policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë