Ka ndodhur

Mbytet një 53-vjeçar në plazhin e Palasës në Himarë

Gazeta Si – Një 53-vjeçar është mbytur mëngjesin e të enjtes në plazhin e Palasës në Himarë Policia bën të ditur se ai ka qenë duke notuar dhe dyshohet se ka pësuar infarkt, e si pasojë është mbytur.

“Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë