Nga Gazeta Si – Një punonjës policie është shpallur në kërkim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi një ditë më parë u përfshi në një aksident dhe gënjeu për rrethanat.
Sipas AMP, nënkomisari me iniciale A. A. përplasi me makinë ditën e martë një 13-vjeçar me iniciale O. S. Ky i fundit mbeti i lënduar dhe pasi mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës u largua për në banesë.
Ndërkohë, në vendngjarje shërbimeve të policisë iu prezantua si drejtues mjeti vëllai i policit A. A., duke marrë përsipër ai aksidentin.
Por më vonë, nga këqyrja e pamjeve filmike u vërtetua se makina që përplasi fëmijën drejtohej nga punonjësi i policisë A. A.
Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit.
Ndërsa vëllai i tij M. A. akuzohet për deklarata të rreme para oficerit të policisë gjyqësore dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ai po hetohet në gjendje të lirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




