Gazeta Si – Një person është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit mesditën e të mërkurës. Policia thotë se viktima është 80-vjeçari me iniciale V.Ll.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i moshuari është mbytur. Trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 11:20 në lagjen nr.1 Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




