Ka ndodhur

Kundërshtuan kontrollin e policisë në lokal, 4 të rinj në pranga

Gazeta Si – Katër të rinj janë vënë në pranga në qytetin e Fierit, pasi kanë kundërshtuar policinë.

Efektivët ndodheshin në një lokal për të ushtruar kontroll, por shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, kanë refuzuar.

Katër të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, janë dërguar në komisariatin e policisë për verifikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë