Ka ndodhur

Ryshfet për subvencion për bagëtitë, arrestohet inspektori i AZHBR në Korçë

Gazeta Si – Inspektori i AZHBR-së në Korçë, Arbri Pajo, është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet se në këmbim të ryshfeteve të majme ai favorizonte blegtorë të ndryshëm që të përfitoni me pa të drejtë subvencione nga shteti.

Duke shfrytëzuar detyrën, inspektori ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencioneve mbështetëse, shuma më të mëdha monetare, në kundërshtim me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë”.

Bashkë me inspektorin Pajo është arrestuar edhe blegtori Sh.Z., i cili kishte dhënë 90 mijë lekë ryshfet që të merret 1 mln lekë subvencion nga AZHBR.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë