Ka ndodhur

Hidhte në treg kartëmonedha false në Tiranë e Korçë, arrestohet kreu i grupit

Gazeta Si – Një 46-vjeçar me iniciale L.D., është vënë në pranga, pasi dyshohet se është kreu i një grupi që fuste para false në qarkullim në Tiranë dhe në Korçë.

Arrestimi i tij, u bë falë  operacionit policor të koduar “50 Dollars”, i cili kishte nisur 2 muaj më parë, kohë në të cilën u vunë në pranga 3 shtetas për të njëjtën akuzë.

Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë