Ka ndodhur

Ishte ankoruar 100 metra larg bregut, fundoset jahti luksoz në Dhërmi

Një jaht luksoz është mbytur në ujërat e Dhërmiut por nuk raportohet për dëme në njerëz.

Në orën 18.30 është njoftuar se në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar bovë në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 5m i gjatë  si pasojë e një çarje që mund të ketë pasur.

Mjeti lundrues i mbytur është Jaht rreth 5 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi .

Në jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë në një nga tapat kryesore të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë