Ka ndodhur

Mbytet në lumë një 15-vjeçar në Maqellarë

Gazeta Si – Një djalë i mitur ka humbur jetën, ndërsa lahej në Maqellarë pasditen e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë.

Policia thotë se A.L., rreth 15 vjeç,  duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë