Ka ndodhur

Mallra kontrabandë, nën hetim tre doganierë në Kapshticë

Gazeta Si – Dy inspektorë dhe 1 doganier të pikës kufitare të Kapshticës janë vënë në hetim, pasi nga hetimet dhe këqyrja e pamjeve filmike është zbuluar se kanë lejuar lëvizjen e mallrave kontrabandë nëpërmjet ryshfetit.

Ndërkohë që policia e Korçës ka vënë në pranga një 52-vjeçar në lidhje me këtë rast.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së PKK Kapshticë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasin e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë, pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se mes mallrave kontrabandë, janë zbuluar edhe bidonë me karburant.

Zyrtarët e shtetit akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë