Gazeta Si – Një 22-vjeçar me iniciale D.K., i dëmtuar në krah, ka shkuar në orët e para të mëngjesit të së dielës me ambulancë në spitalin e Elbasanit.
Pasi është paraqitur në urgjencë, ai ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varre hekuri, pajisje të cilat dyshohet se 22-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhje.
I riu është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka mbetur i plagosur 22-vjeçari, policia ka nisur hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




