Ka ndodhur

Makina përplas motorin në Vlorë, humb jetën 69-vjeçari

Gazeta Si – Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Vlorë-Llakatund. Makina me drejtuese shtetasen me iniciale A.M., është përplasur me një motor me drejtues 69-vjeçarin me iniciale R.H.

Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë