Ka ndodhur

Prostitucion në qendrat e masazhit në Tiranë, në pranga 2 administratoret

Gazeta Si – Dy vajza të moshës 30 vjeçe dhe një 20 vjeçe, janë arrestuar në Tiranë, pasi qendrat e masazheve i kishin kthyer për prostitucion.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetaset J. D. dhe R. L., të dyja banuese në Tiranë, dhe akuzohen për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ato administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”.

Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë