Gazeta Si – Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë Thanë pak ditë më parë.
Konkretisht me kërkesë të prokurorisë, gjykata la në burg Julian Poce, Arjan Hajrulla, Fisnik Mahmutllari dhe Vladimir Bardhi.
Ndërsa 3 tregtarët e ndaluar Julian Hila, Bule Hila dhe Florenc Gega, janë lënë në arrest shtëpie.
Procesi është zhvilluar me avokatët në sallë, të cilët edhe pse në bojkot për shkak të hartës së re gjyqësore, kanë qenë të pranishëm.
Policët dhe doganierët ndihmonin disa qytetarë për të kaluar mallra kontrabandë në hyrje të Shqipërisë pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, 9 celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambientet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




