Ka ndodhur

Hedh në Tik-Tok videon në makinë pa rrip sigurimi, policia e arreston

Gazeta Si – Një i ri në Tiranë është arrestuar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku ai filmonte veten duke shkelur rregullat qarkullimit rrugor.

Një veprim me të cilin ka vënë në rrezik jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia thotë se E.D., 21 vjeç u ndalua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili si duket nuk kishte as leje drejtimi.

Gjatë testit të kryer me “AquilaScan” rezultoi se 21-vjeçari e drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në videon e publikuar në platformën TikTok, i riu mund të shihet ndërsa parakalon automjete të tjera me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa në dorë mban celularin dhe nuk kishte vënë as rrip sigurimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë