Ka ndodhur

Zjarr në Lajthizë të Mirditës, vetëm një mjet zjarrfikës në terren

Gazeta Si – Në Lajthizë të Mirditës ka rënë zjarr, ku flakët janë përhapur në një zonë malore, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë.

Autoriteetet thonë se vatra po favorizohet edhe nga era.

Aktualisht janë përfshirë nga flakët 5 hektarë tokë dhe për shuarjen e tyre është angazhuar Shërbimi Pyjor.

Vatra është aktivizuar rreth mesditës, ora 12:30. Në terren ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës, por që nuk ka mundësi t’i afrohet vatrës si dhe tre punonjës të shërbimit pyjor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë