Gazeta Si – Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti pranë fshatit Shtoj në aksin Shkodër-Koplik.
Gruaja, ende e paidentifikuar, po ecte me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një makinë. Policia bën me dije se makina që goditi gruan drejtohej nga shtetasi me inicialiet G.B. një 27-vjeçar me banim në Shtoj.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonën e fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë. Gruaja ende e paidentifikuar, rreth 35-40 vjeçe, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




