Ka ndodhur

I arrestuar në Angli dhe i dënuar në Shqipëri, 39-vjeçarit i sekuestrohen 2 mln euro pasuri

Gazeta Si – Prona me vlerë 2 milionë euro të një 39-vjeçari, që dyshohet se i ka ngritur nga veprimtaria kriminale, janë sekuestruar nga Policia e Tiranës.

Sipas uniformave blu, në kuadër të operacionit “Summer 2022” është vendosur sekuestro ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit R. P., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale.

Pasuritë e sekuestruara janë: Një pasuri e paluajtshme (arë), në Valare, Gjirokastër; 5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë